Solemniteti i shpërndarjes së certifikatave për 1000 punëtorë të ndërtimit për efikasitet energjetik

Në kuadër të nismës së BE-së BUILD UP Skills (http://w.w.w.buildupskills.eu), e cila ka për qëllim përmirësimin e kualifikimeve dhe aftësive të punëtorëve evropian të ndërtimit për arritje të efikasitetit më të lartë të objekteve, përfundoi realizimi i procesit të njohjes (verifikimit) të njohurive paraprake  dhe aftësive për efikasitet energjetik të punëtorëve të ndërtimit në Maqedoni për pesë profesionet si vijon:moler, mbulues çatish, marangoz, instalues të nxehjeve, ftohjeve dhe ventilimit dhe instalues të instalimeve elektrike.
Nisma e Bashkësisë Evropiane për ndërtimin e kapaciteteve të punëtorëve të ndërtimit pati për qëllim përgatitjen e vendit tonë, në pjesën e jo-kualifikimit dhe para kualifikimit të punëtorëve të ndërtimtarisë, me theks të veçantë paraqitja e kandidatëve që posedojnë njohuri dhe aftësi të arritura me edukimin joformal apo përvojës së punës në ndërmarrje të ndërtimtarisë. Pikërisht shkaku i kësaj, në suaza të projektit, “Trajnim i punëtorëve të ndërtimtarisë për efikasitet energjetik” – (Build Up Skills – Builders’Energy Efficiency Training – BEET – http:beet.mk/mk/), përfundoi procesi i trajnuesve të certifikuar dhe punëtorëve të ndërtimit, e me këtë u arritën qëllimet nga përparësitë e strategjisë së Bashkimit Evropian 2020 për implementimin e efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimtarisë.
Partneriteti përgjegjës për implementimin e këtij projekti në Republikën e Maqedonisë përbëhet nga:Oda Ekonomike e Maqedonisë, si koordinatore e këtij projekti, fakultetit të Elektro teknikës dhe teknologjisë informative, IN Qendra për arsimim të të rriturve, shoqëria e konsultuesve të biznesit “Kreacija”, Qendra për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim rural – CeProCARD (Shoqatë qytetarësh) dhe Fakulteti i Ekonomisë së biznesit në Shkup.
Solemniteti i shpërndarjes së certifikatave për 1000 punëtorë të ndërtimit për efikasitet energjetik në pesë profesione,  do të mbahet më 12 shkurt të vitit 2016 me fillim në ora 12:00, në Hotelin Holiday Inn Shkup.
февруари 11, 2016
Copyright © 2016 Adult Education Centre. This project has been funded with support from European Commission. This web site reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.
top
© 2018 Developed by Unet
Page Reader Press Enter to Read Page Content Out Loud Press Enter to Pause or Restart Reading Page Content Out Loud Press Enter to Stop Reading Page Content Out Loud Screen Reader Support