Trajnim për plotësimin e kërkesave për profesionet e tregut të punës

IP Qendra për Arsimin e të rriturve – Shkup

Në bazë të planit Operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbim të tregut të punës për vitin 2016, për masën Trajnim për plotësimin e kërkesave për profesionet e tregut të punës, IP Qendra për arsimin e të rriturve – Shkup, më datë 24.02.2016 shpall

SHPALLJE PUBLIKE

Deri tek

Realizuesit e verifikuar të trajnimeve (kompani private, oda ekonomike dhe të zejtarëve dhe realizuesve të tjerë të verifikuar të trajnimeve)

IN Qendra për arsim të të rriturve – Shkup, shpall konkurs për përzgjedhje të realizuesve të verifikuar të trajnimeve (kompani private, oda ekonomike dhe të zejtarëve, shkolla të mesme profesionale dhe realizuesve të tjerë të verifikuar të trajnimeve) për arsimin e të rriturve për realizimin e masës Trajnim për plotësim zanateve të kërkuara në tregun e punës në suaza të planit Operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2016.

Në shpalljen publike mund të paraqiten realizuesit e verifikuar të trajnimeve që do i realizojnë programet si vijojnë, në këto qytete

-Rrobaqepës – Shkup, Prilep

-Rrobaqepës – Shkup

-Kamerier – Shkup, Manastir

-Kuzhinier – Shkup, Manastir

-Bukë pjekës – Shkup

-Recepsionist – Shkup

-Axhustator – Veles

-Saldator – Veles, Manastir

-Marangoz – Shkup, Kumanovë

-Murator – Manastir, Shtip, Strumic

-Gips Montues – Shtip, Strumic

-Mjeshtër shtëpie – Shkup

-Përdorues i makinave të ndërtimit – Manastir, Strumic

-Riparues të makinave për qepje – Shtip, Berovë

-Ondulues (frizer /e) – Shkup, Manastir, Tetovë, Shtip, Strumic, Strugë

-Përpunues dhe montues marangoz për ndërtimtari – Kumanovë, Strumic, Shtip, Manastir

-Kujdestar për persona të moshuar – Shkup, Manastir, Krushevë, Strugë, Shtip, Strumicë, Kumanovë, Kavadar, Radovish

-Përpunues të qelqit plastik – Strugë

-Gdhendës metali – Shkup

-Shkrirës metali – Shkup

-Mjeshtër pneumatikësh – Shkup

-Mjeshtër lyerje – Shkup,Shtip,Manastir, Strumicë

-Mjeshtër për ëmbëlsira – Shkup

-Montues dhe instalues të paneleve diellore – Shkup

-Shërbyes në udhëheqje librash – Shkup, Kumanovë

-Shërbyes për agjenci dhe turistik – Shkup

-Mjeshtër grimi – Manastir, Strugë – Shkup

-Pedikyr/Manikyr – Manastir, Strugë,Shtip

-Mjeshtër për kozmetik – Shkup,Manastir

-Mjeshtër të përpunimit të filigranit – Shkup

-Mjeshtër për përpunimin e arit dhe argjendit – Shkup

-Prodhues qumështi – Shën Nikollë

Të interesuarit realizues të verifikuar të trajnimeve, duhet t`i plotësojnë kushtet si vijon:

  • Te posedojnë vendim për verifikim të programit të lartpërmendur nga IP Qendra për arsimin e të rriturve – Shkup;
  • Të kenë dokument për regjistrim të veprimtarisë
  • Të disponojnë me kuadër profesionist që do e realizojë programin;
  • Të kenë të fituar vendim për verifikim, institucioni nga Ministria e Arsimit dhe shkencës, deri në fillimin e trajnimit.

Realizuesit e verifikuar që janë të interesuar dhe që do selektohen për realizimin e trajnimit do të fitojnë 30.000,00 denar shpërblim për person të trajnuar.

Paraqitja për pjesëmarrje në masë mund të gjendet në internet faqen e IN Qendra për arsimim të të rriturve

(www.cov.gov.mk) dhe bashkë me dokumentacionin e nevojshëm të paraqitet më së voni deri më 31.03.2016 në arkivin e:

IP Qendra për arsimin e të rriturve – Shkup rruga

                                                                Dimitrie Çupovski Nr.13

                                                                                1000 Shkup

Dokumentete jo të kompletuara dhe që nuk janë dorëzuar në kohë nuk do të merren parasysh në procedurën për vendosje.

IP Qendra për Arsimin e të rriturve – Shkup

Пријава за провајдер,Paraqitja (Këtu mund te shkarkoni paraqitjen)

февруари 24, 2016
Copyright © 2016 Adult Education Centre. This project has been funded with support from European Commission. This web site reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.
top
© 2018 Developed by Unet
Page Reader Press Enter to Read Page Content Out Loud Press Enter to Pause or Restart Reading Page Content Out Loud Press Enter to Stop Reading Page Content Out Loud Screen Reader Support